RONA NISHLIU NË FINALE TË EUROVISIONIT

23.05.2012 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovision, Rona Nishliu, është kualifikuar në finalen e këtij evenimenti që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit.

Rona Nishliu, e cila ishte e pesta në renditje, gjatë performancës së saj në natën e parë gjysmëfinale, mbizotëroi skenën dhe transmetoi ndjenja te publiku me një interpretim mjaft emocional, ndërsa mori ovacione për vokalin e jashtëzakonshëm. 

Ajo në një intervistë të shkurtër për RTK-në, ka thënë se ndjehet shumë e lutmtur që është finaliste në Eurovision. 

Gjithashtu, Rona ka theksuar se kjo është një përgjegjsi shumë e madhe mbi supet e saj.

Ajo ka folur edhe për finalistët tjerë duke thënë se të gjithë janë shumë të mirë dhe të veçantë secili në mënyren e vet. Gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetjen.

Kurse para performancës ajo ka theksuar se këngën ia dedikon tragjedisë së Himarës. 

Kënga “Suus” është një vepër e Florent Boshnjakut, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë këngëtarja. Triumfi në Festivalin e Këngës në RTSH i ka mundësuar Ronës rrugëtimin drejt Bakusë, ku në garën e madhe të këngës evropiane përfaqëson Shqipërinë.

Kthehu mbrapa

Shto koment