Rodman: Nuk shkoj më në Korenë e Veriut

11.03.2014 (komentet: 0)

Ish-basketbollisti amerikan, Dennis Rodman, është betuar se nuk do ta vizitojë më Korenë e Veriut.

52-vjeçari ka krijuar një lloj miqësie me diktatorin Kim Jong-un, ndërsa në vizitën e tij të fundit (në janar të këtij viti) është kapur nga kamerat duke kënduar urimin e ditëlindjes për kreun e atij vendi.

Vizitat e Rodman në Korenë e Veriut janë shoqëruar me kritika të shumta, ndërsa porsa u kthye nga atje, ai u shtrua në rehabilitim.

Së fundmi, ai ka thënë një intervistë emocionuese, në të cilën është shprehur se nuk do të shkojë kurrë më në Korenë e Veriut.

“Nuk dua që njerëzit të më shohin si një djall apo si një njeri të keq. Nëse e lëndoj dikë, kërkoj falje... Nëse nuk doni që të shkoj më atje, nuk do të shkoj”, ka deklaruar Rodman.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment