Rita pëlqen të ecë zhveshur nëpër shtëpi

02.04.2014 (komentet: 0)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka treguar se ka zhvilluar një hobi shumë interesant së fundmi.

Këngëtarja e hitit “Shine Ya Light” e ka blerë shtëpinë e saj të parë vitin e kaluar dhe përkundër faktit se thotë që frikësohet të jetojë e vetmuar, pëlqen që të ecë lakuriq nëpër të.

“Unë sapo e kam blerë shtëpinë time të parë dhe kam filluar të kuptoj si është të jesh e rritur dhe të paguash obligimet”.

“Gjithçka është e frikshme kur jeton vet, është shumë e errët. Më pëlqen muzika me zë të lartë dhe ecja nëpër shtëpi lakuriq, është një prej pak gjërave që preferoj t’i bëj shumë”.

“Të gjithëve do t’u pëlqente. Më pëlqen që të ndez nxehësen dhe të eci lakuriq nëpër shtëpi", ka thënë Rita. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment