Rita: "Pasha Zotin, shumë ju dua!"

29.11.2012 (komentet: 0)

Doli ne skenë e shoqëruar nga kryeministri Sali Berisha, i cili sikur dëshironte të thoshte: "Ja popull, në vend të Rihannes e Lady Gages, ju solla Rita Oren! E mbajta premtimin që t'ju sjell një yll botëror!".

Rita:

 

Dhe ashtu ishte, Rita Ora si një yll botëror, me një veshje elegante shkëlqeu në skenë para miliona shqiptareve, të pranishëm dhe që ndjeknin përmes transmetimit live, duke performuar hitet e famshme të saj: "Roc the Life", "Shine Ya Light", "Hot Right Now", "R.I.P" dhe "How We Do" etj.

Festa ka qenë tejet e vështirësuar nga shiu i vrullshëm, por që kjo nuk pengoi këngëtaren të dal në mes të shiut dhe te ndezë atmosferën, herë pas here duke formuar shqiponjën me dy krerë me duart e saj, e herë pas here duke folur shqip dhe duke dërguar mesazhe të ëmbla publikut shqiptar me fjalët: "Pasha Zotin, shume ju dua!"

Publiku i pranishëm, për të nderuar atë, hoqën ombrellat që mbulonin sheshin si kepurdha të zeza dhe ngritën duart lartë, megjithëse binte një shi i madh. Por, edhe Rita e ka ndjerë veten të nderuar dhe këtë ajo e ka shprehur menjëherë pas koncertit përmes një cicërrime në Tëitter:

"Shqipëri, ke qenë e pabesueshme. Ti je ëndrra që u bë realitet. E di që binte shi, por ne prapë e kemi kallur! Urime e 100-ta Ditë e Pavarësisë! Jam e nderuar!".



Kthehu mbrapa

Shto koment