Rita Ora u këshillua nga Naomi Campbell

21.03.2014 (komentet: 0)

Rita Ora ka marrë këshilla shumë serioze nga Naomi Campbell në Javën e Modës në Milano, për t'i dhënë asaj vetëbesim pasi i kishte thënë supermodeles se ndihej tepër e 'trashë' për këtë ngjarje.

Këngëtarja e hitit "Shine Ya Light" ishte pjesë e pasarelës së modës më me renome në Evropë në javën e modës në Milano dhe ajo ka pranuar se Naomi Campbell i ka dhënë këshilla.

"Po, unë dhe Naomi jemi sikur mikesha të ngushta. Jo, po bëj shaka. Ajo është e lezetshme. Ajo kishte kohë që më kërkonte. Unë isha nervoze pasi që ndihesha e trashë. Të gjitha ishin aq të holla, kurse unë aq e trashë".

"Ajo më këshilloi për gjithçka. Më pas mbaruam duke pirë deri në mëngjes", u shpreh Rita. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment