Rita Ora: Jay Z, sikur vëlla për mua

22.03.2014 (komentet: 0)

Superylli shqiptar, Rita Ora, ka deklaruar se për të reperi amerikan, Jay Z, është sikurse vëlla.

Rita Ora po punon në albumin e saj të dytë dhe thotë se Jay Z po e ndihmon shumë, sikur të ishte vëllai i saj.

"Kur e takova atë isha 17 vjeçare dhe tani jam 23 vjeçe, kështu që ai më ka parë duke u rritur dhe tani e kupton se unë marr disa vendime vet".

"është më shumë një lidhje sikur me një vëlla. Ai vërtet kujdeset për mua dhe është mirë të kesh një bos që dëshiron që ti të kesh sukses dhe ai po bën të pamundurën në fuqinë e tij për ta bërë këtë në mënyrë të përkryer", ka thënë Rita. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment