Rita Ora, gati koleksionin e kozmetikës Rimmel

07.03.2014 (komentet: 0)

Rita Ora thotë se ajo ka dashur të sjellë një aspekt më argëtues të Rimmel me pamjen e saj “të çmendur”, në prag të lansimit të koleksionit të ri produkteve të kozmetikës Rita Ora Collection.

 

Këngëtarja shqiptare, e cila së fundi u bë ambasadore e markës së kozmetikës, ka dalë me disa ide të guximshme për të modeluar trendet më të reja të grimit në reklama, pasi mendon se ato mishërojnë stilin e saj unik dhe i ofrojnë kësaj marke një tjetër vizion të bukurisë.

Kate Moss është ikonike, dhe Georgia May Jagger është një trëndafil anglez; ajo është mahnitshme. Mua, më pëlqen ta ekzagjeroj ngjyrën dhe të jem përtej kulmit”.

“Andaj, kur Rimmel më kontaktoi, thash, ‘Do të doja ta bëj, por a mund të bëjmë diçka të çmendur dhe të bëjmë ngjyra të theksuara?’ Kam mësuar shumë prej tyre, dhe ne në fakt kemi kombinuar dhe përshtatur idetë tona”, ka thënë Ora.

Rita po ashtu ishte përfshirë edhe në procesin kreativ dhe ishte kujdesur për emërtimet e produkteve në koleksionin e saj, për të cilin thotë se reflekton anën e saj “të paturpshme”.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment