Rita Ora do të këndoj në natën e Oscar

19.01.2015 (komentet: 0)

Kur publikuam këngën e re të Rita Orës, "Grateful", kolonë zanore e filmit "Beyond The Lights ", ne ju treguam se kishte shumë mundësi që Rita të merrte pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Oscar.

Kush do ta kishte menduar që jo vetëm kaq, por ajo dhe do të nominohej në kategorinë e "Këngës më të mirë origjinale".

Kënga e kompozuar nga Diane Warren , do t’i japë mundësinë Rita Orës të ngjitet në skenën e Oscar, për ta performuar për herë të parë në një skene të rëndësishme, duke u bërë kështu edhe shqiptarja e parë që interpreton në këtë skenë, transmeton Telegrafi.

Teksa, për shumë, mund të mos duket ndonjë gjë e madhe, kuptoni që një nominim të tillë për Orën, e cila nuk ka publikuar asnjë album në Amerikë është i jashtëzakonshëm.

Duket se "kokat e mëdha" kanë plane të mëdha për këngëtaren, e cila siç e parashikoi vetë Warren në intervistën e saj për Billboard "...kjo mund të jetë kënga përcaktuese e karrierës së Ritës..."

Kthehu mbrapa

Shto koment