Rick Ross sulmon 50 Cent

07.03.2014 (komentet: 0)

Ka vazhduar lufta e fjalëve mes reperëve Rick Ross dhe 50 Cent, me Rozayn që nuk ka hezituar t’ia kthejë thumbat reperit lider të G-Unit.

 

Ishte 50 Cent ai që ndezi luftën e fjalëve me Rick Ross, kur postoi një fotografi në rrjetin social Instagram të Rozayt me P.Diddyn të përqafuar. Fifty shkroi se dyshon se Ross dhe Diddy janë vetëm miq, gjë që e ka nervozuar Rozayn.

Ai në një emision në radio ka folur për këtë që ka bërë Fifty duke e vazhduar tutje luftën e fjalëve.

“A ka qenë ai në atë egon e tij tjetër femërore? Nëse ai ka qenë vërtet në atë gjendje, atëherë nuk do të lëvizi dot”, tha Ross.

Më tutje ai shtoi se kur je në një pozitë kur përqesh të tjerët e vet nuk punon, është më mirë që të ushqesh familjen dhe të ndezësh ekipet punuese. 

Rick Ross ka lansuar albumin e tij të ri “Mastermind” më 3 mars dhe pritet që ai të thyejë rekord në javën e parë të lansimit sa i përket numrit të kopjeve të shitura. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment