Rick Ross: Jam shumë para 50 Cent

28.03.2014 (komentet: 0)

Reperi amerikan, Rick Ross, është pritur me ngrohtësi në emisionin "Chelsea Lately" ku ka folur për rivalin e tij 50 Cent.

50 Cent është përfshirë në një luftë fjalësh me Rick Ross dhe është ky i fundit ai që ka vazhduar të hedhë poshtë reperin njujorkez.

"Vërtet jam lodhur duke folur për të. Kur shikoni në tabelën e rezultateve, ne po fitojmë shumë me epërsi të lartë", ka thënë Rozay.

Albumi i ri "Mastermind" i Rick Ross ka debutuar në vendin e parë pas një jave të lansimit.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment