Regjisori Singer akuzohet për pedofili

19.04.2014 (komentet: 0)

Regjisori i filmave “X Men” dhe “Superman Returns”, Bryan Singer, është akuzuar për pedofili.

Padia është ngritur nga Michael Egan (tash 31 vjeç), i cili pretendon se Singer ka abuzuar me të nga fundi i viteve të nëntëdhjeta kur ai ishte 15 vjeç, transmeton Top Channel.

Sipas tij, abuzimet kanë ndodhur në Kaliforni, gjatë kohës kur djem e vajza minorene në kërkim të famës, merrnin drogë e alkool.

31-vjeçari deklaron gjithashtu se është mashtruar nga Singer me një premtim për një rol në filmat e tij dhe ka pasur me të shumë takime seksuale.

“Akuzat ndaj Bryan Singer janë të pabaza. Jemi të sigurt se ai do të dalë i pafajshëm nga to”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga Zyra për informim e regjisorit. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment