Putin: 2Pac, gjëja e vetme që më intereson për SHBA-të
18.03.2014 (komentet: 0)
Një prej zyrtarëve më të lartë dhe dora e djathtë e presidentit rus, Vladimir Putin, Vladislav Surkov, ka deklaruar se ai është i nderuar për sanksionet që i ka vënë SHBA-të mbi Rusinë për ndalim të vizave dhe ngrirje të aseteve.
Surkov, një prej zyrtarëve të cilit i janë bllokuar vizat dhe asetet pas konfliktit për Krimenë në Ukrainë, thotë se ai është shumë i nderuar për sanksionet, pasi nuk ka nevojë për vizë që ta dëgjojë muzikën amerikane.
“Gjëja e vetme që më intereson në Amerikë është Tupac Shakur, Allen Ginsberg dhe Jackson Pollock”.
“Nuk kam nevojë për vizë që të dëgjoj Tupacun. Unë nuk humbas asgjë”, ka deklaruar Surkov.
/I.Ajeti/
Shto koment