Princi Harry drejt fejesës?

11.03.2014 (komentet: 0)

Harry dhe Cressy janë të pandashëm. Princi dhe e dashura e tij janë shfaqur në publik dy herë në tre ditë.

Një ditë më parë shtypi britanik shtroi pyetjen nëse këto shfaqje janë preludi i një marrëdhënieje edhe më të fortë mes dy të rinjve. Madje, “Daily Mail” ka guxuar të shkruajë se çifti është pranë fejesës.

Që në verë trashëgimtari i fronit mund të shkojë me të dashurën e tij Cressida Bonas në rezidencën mbretërore të Balmoral dhe t’ia prezantojë modelen 25-vjeçare gjyshes, mbretëreshës Elizabeth.

Ftesa në rezidencën skoceze është një adet i detyruar për Winsdor-ët e rinj që duan të martohen. Të njëjtën gjë bëri William me Kate në vitin 2010 dhe pak më vonë të dy njoftuan martesën.

Harry dhe Cressy në fundjavë ishin së bashku në stadiumin Twickenham, jashtë Londrës, për sfidën mes Anglisë dhe Uellsit në Turneun e 6 Kombeve në rugby.

Ndërsa të premten princi ishte në “Wembley Arena”, ku u foli të rinjve në një eveniment bamirësie dhe ku përkrah kishte modelen 25-vjeçare.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment