Premierë: Dafina Zeqiri - Veç Ti

25.01.2013 (komentet: 0)

Telegrafi ekskluzivisht për adhuruesit e muzikës moderne shqiptare sjell premierën e videoklipit më të ri të superyllit shqiptar, Dafina Zeqiri, të titulluar “Veç Ti”.

 

 

Ky nuk është vetëm një rikthim, është më shumë se një rikthim. Dafina në këngën e re me klip sjell një imazh krejt ndryshe nga sa jemi mësuar të shohim.

 

Kënga e stilit reggae dallon nga krijimet e kaluara të pop yllit, ndërsa edhe imazhi i saj me stilin karakteristik të flokëve dhe ngjyrat dominante kah reggae e bëjnë klipin dhe vet këngën të kenë potencialin e madh për t’u shndërruar në hit.

Kënga është punuar nga Luro me tekst të Shpat Dedës, ndërsa videoklipin fantastik e ka realizuar Imagine Films, teksa të drejtat e videoklipi i posedon OnAir Music. /Telegrafi/

 videoklipi

Kthehu mbrapa

Shto koment