Prekëse: Ylli i muzikës ukrainase lutet: SHBA, na mbroni nga rusët!

02.05.2014 (komentet: 0)

Yllja e muzikës pop në Ukrainë, Ruslana - që është fituese e Eurovizionit dhe aktiviste e Ukrainës proevropiane - ka kërkuar nga Washingtoni dhe presidenti amerikan Barack Obama që të tregojnë “trimëri” dhe të ndalojnë aksionet e rusëve në shtetin e saj.

Prekëse: Ylli i muzikës ukrainase lutet: SHBA, na mbroni nga rusët!

“Qytetarë të botës, ju lus për ndihmë... (presidenti rus Vladimir) Putini paraqet një sfidë për të gjithë ne”, ka thënë Ruslana në një tubim para 800 zyrtarëve të lartë amerikanë, në mesin e të cilëve ishte edhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel, si dhe presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Ja lutja ime për Amerikën: Z. Obama, me fjalë nuk mund të ndalen tanket. Lufta mund të ndalet vetëm me veprim të vendosur. Bëhuni lider, ndaleni luftën, ndihmojeni Ukrainën dhe ruajeni lirinë”, ka thënë ajo duke u duartrokitur nga të pranishmit.

“Nuk është fjala për sanksione ose armë, por për trimërinë. Amerikë, bëhu e guximshme”, thekson ajo duke shtuar se “Evropa dhe pjesa tjetër e botës do ta ndjek rrugën e njëjtë”.

-Kokaj.net-

Kthehu mbrapa

Shto koment