Pharrell, i pari në listën britanike të albumeve

10.03.2014 (komentet: 0)

Suksesi i Pharrell Williams si solist vetëm sa vazhdon të rritet e të rritet.

Pharrell, i pari në listën britanike të albumeve

Reperi tash ka siguruar pozitën e parë në listën britanike të albumeve me albumin e tij të dytë solo, “G I R L”.

Përveç që ka arritur pozitën e parë, “G I R L” po ashtu bëhet albumi më së shpejti i shitur i vitit, duke arritur 70 mijë kopje në javën e kaluar.

Album më shpejt i shitur deri tash ishte ai i Bruce Springsteen, “High Hopes”, që shiti rreth 48,000 kopje në javën e parë të shitjes në janar.

Kjo arritje për 40-vjeçarin vjen vetëm shtatë ditë pasi hiti i tij “Happy”, që po ashtu ishte vijë melodike e filmit “Despicable Me 2”, tejkaloi një milionë kopje, duke i dhënë Pharrell singlin e tretë britanik që tejkalon njëmilionëshin gjatë vitit të kaluar.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment