Pharrell dështoi të bashkëpunonte me Michael Jackson

12.03.2014 (komentet: 0)

Producenti dhe këngëtari gjenial amerikan, Pharrell Williams, gjithmonë do të pendohet që nuk punoi me Michael Jacksionin, pasi këngët që ai i shkroi për Mbretin e Pop muzikës janë refuzuar dhe i janë dhënë Justin Timberlake.

Krijuesi i hitit “Happy” krijoi plot tetë këngë për Jackson para më shumë se 10 viteve, por ekipi i superyllit amerikan refuzoi këngët të cilat janë shfrytëzuar më vonë në vitin “2002” në albumin debutues të Justin Timberlake, “Justified”.

Pharrell pranon se ai ishte thellësisht i zhgënjyer që nuk punoi me Jackson, sidomos pasi Jackson i kishte thënë atij më vonë se sa shumë i kishin pëlqyer këngët që ai i bëri.

“Unë bëra tetë këngë për të që kurrë nuk arritën te ai, e që përfunduan në albumin e Justin Timberlake. Më vonë ai këndoi të gjitha këngët para meje dhe më tha se është dashur të jenë të tij. Unë i thash se ato ishin menduar për të”.

“Ai është Mbreti i Popit, një valltar fantastik, një muzikant i pabesueshëm, një vizionar i pakrahasueshëm. Ai ndryshoi botën në shumë mënyra. Unë jam vetëm një fans i tij që ka pasur rastin që të bëjë muzikë për të”, ka deklaruar Pharrell.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment