Noti i kënaqur nga bashkëpunimi me Stresin

01.03.2014 (komentet: 0)

Noti i kënaqur nga bashkëpunimi me Stresin

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Rexha – Noti, është ndarë i kënaqur me këngën “Ata Sytë e Tu” dhe bashkëpumimin me reperin nga Shqipëria, Stresin.

 Kënga e publikuar kohë më parë me titull “Ata Sytë e Tu” ka arritur të klikohet plot 300 mijë herë.

Për mediumin lokal Rahoveci24 është Noti ai që ka shprehur kënaqësinë për suksesin e projektit.

“Po, jam i stërkënaqur, ajo shihet nga shikimet në YouTube dhe ashtu kam bërë shumë përkrahës (fansa) të ri dhe të reja. Për këngën “Ata sytë e tu” dua të falënderoj Stresin dhe vëllain tim, Lonin. Kam krijuar tjetër bindje tek dëgjuesit e muzikës me këtë projekt. Ashtu besoj unë, por nuk vetkënaqem kurrë. Përkundrazi, do të vazhdoj të punoj shumë”

Pergaditi: I.Ajeti

 

Kthehu mbrapa

Shto koment