Non-Stop” në krye të ‘box office

04.03.2014 (komentet: 0)

Filmi “Non-Stop” e ka zhvendosur nga kreu i ‘box office’ filmin e animuar, “The Lego Movie”, i cili ishte filmi më i shikuar për tri javë radhazi.

 

Trileri me Liam Neeson në rolin kryesor ka debutuar me 30 milionë dollarë përfitime në fundjavën që lamë pas.

Krahas aktorit irlandez, në këtë film luajnë edhe Julianne Moore, Michelle Dockery e Lupita Nyong'o, ndërsa Jaume Collet-Serra e ka bërë regjinë.

Vendi i dytë i ka takuar "Son of God" (26.5 milionë dollarë), derisa "The Lego Movie" ka rënë në vend të tretë (21 milionë dollarë).

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment