Nis karriera e vajzës së Pitt dhe Jolie

15.03.2014 (komentet: 0)

Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Vivienne, ka nisur të ndjekë hapat e prindërve të saj dhe është shfaqur në rolin e princeshës Aurora në filmin “Maleficent”.

Në film luan edhe nëna e saj, Angelina, e cila shfaqet ndryshe ngase jemi mësuar ta shohim.

“Mendojmë se është argëtuese që fëmijët të na bashkëngjiten në xhirime, mirëpo nuk duam që ata të bëhen aktorë. Ky është qëllimi ynë. Mirëpo, Viv nuk ka frikë dhe ajo dëshironte ta bëjë këtë”, është shprehur më herët Jolie.

“Maleficent” që është një version i ri i “Bukuroshes së fjetur”, pritet të jetë përfunduar në fund të muajit maj.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment