Nicole dhe Lewis ende po njihen

17.03.2014 (komentet: 0)

Nicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton duket sikur ende janë duke u njohur me njëri-tjetrin.

Këngëtarja 35-vjeçe dhe piloti 29-vjeç i Formula 1 kanë qenë në një lidhje jo-stabile që nga viti 2006 dhe edhe pse u ndanë vitin e kaluar, së fundi u spekulua se ata janë fejuar pasi Lewis kishte postuar në Instagram një fotografi të tyre, duke iu referuar Nicole si “grua”.

 

Megjithatë, edhe pse Lewis thotë se ata nuk janë fejuar, burime brenda çiftit thonë se lidhja e tyre është ringjallur.

“Gjithmonë ka pasur spekulime dhe ata janë shumë të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit, por ata kanë qenë së bashku vetëm që nga Krishtlindjet”.

“Ata duan të kalojnë kohë së bashku për të njohur edhe më mirë njëri-tjetrin sërish pa pasur nevojë të shqetësohen për kambanat e martesës”, ka thënë burimi për The Sun. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment