Naomi dëshiron fëmijë

12.03.2014 (komentet: 0)

Supermodelja Naomi Campbell ka zbuluar se ajo është duke menduar për të pasur fëmijë

Bukuroshja 43-vjeçare, e cila u nda nga i dashuri i saj i kamotshëm Vladimir Doronin vitin e kaluar, do të pëlqente të ketë një familje dhe thotë se ajo nuk ka nevojë për partner për ta rritur fëmijën.

“Dua të kem fëmijë, qoftë nëse jam me ndonjë mashkull ose jo. Do ta bëj edhe vetë”, ka thënë Naomi gjatë një interviste për SiriusXM Radio.

Bukuroshja po ashtu ka folur edhe për diversitetin etnik në industrinë e modës si dhe për çrregullimet e ushqyerjes në mesin e modeleve duke thënë se vetë njerëzit janë përgjegjës për veprimet e tyre. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment