Mjekrra e Getit nuk ka te beje me fene

16.03.2014 (komentet: 0)

Pas raportimeve të disa mediave spekulative shqiptare, se reperi shqiptar, Getoar Selimi, ka filluar t’i përkushtohet më shumë fesë duke e lëshuar mjekrrën dhe duke mos pasur afera me femra të ndryshme, janë burime tona që konfirmojnë krejt të kundërtën.

Ishte një prej portaleve spekulative shqiptare që raportoi se Geti i ka hyrë rrugës së fesë duke falur namazin dhe duke filluar të lë anash muzikën dhe aferat me femra të ndryshme që prej ndarjes me të fejuarën.

Sidoqoftë, burimet e Telegrafit mësojnë se Ghetto Geasy është ai që ka qenë dhe është normal – nuk ka ndryshuar dukjen e tij për shkak të fesë por për shkak të stilit të tij të jetës si artist.

Ai vazhdon të jetë në lidhje me Liberta Spahiun (e cila vazhdon të mos raportojë për lidhjen e saj në emisionin që drejton, Prive), teksa po këto burime konfirmojnë se Geti më shumë se kurrë është duke punuar në këngë të reja, duke hedhur poshtë edhe një herë raportet e këtyre mediave spekulative.

Është e çuditshme tendenca e disa portaleve për të fituar në klikime në krah të tematikave fetare, por një gjë është e sigurt – Geti është dhe mbetet musliman, por me angazhime të shumta në muzikë e me lifestyle me të cilin gjithmonë e kemi njohur.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment