Miley s’e mban këlyshin e ri

15.04.2014 (komentet: 0)

Miley Cyrus ka bërë me dije se nuk është ende e gatshme t’ia jap zemrën një qeni tjetër pasi qeni i saj i dashur, Floyd, i ngordhi kohë më parë.

 

Aktorja dhe këngëtarja 21-vjeçe ka njoftuar se i ka ndarë rrugët me këlyshin e saj të ri, Moonie.
 
“Moonie, faleminderit që më dhurove kaq shumë dashuri, rehati dhe paqe. Është thjeshtë shumë herët për mua aktualisht”, ka shkruar Miley në Twitter.
 
Rreth një javë më parë, e ëma e Mileyt, Tish, ia dhuroi Moonien që ta ndihmojë atë ta tejkalojë dhimbjen pas ngordhjes së qenit të saj, Floyd, i cili u mbyt nga një kojot derisa ajo ishte në turne.

 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment