Mentor Haziri, këngëtari sportist

03.03.2014 (komentet: 0)

Se është një këngëtar i zoti, këtë sigurisht e dini, por se është sportist profesionist, mbase jo.

Mentor Haziri, këngëtari sportist

Mentor Haziri ka zbuluar gjatë një interviste për Tribuna se ai i është rikthyer edhe profesionalisht ping-pongut, fushë sportive në të cilën dikur kishte fituar edhe vendin e parë në turne.

“ Isha pjesëmarrës edhe në turneun e pingpongut që u organizua në Prishtinë. Dikur kam qenë pingpongist dhe bashkë me ekipin tim kemi zënë vendin e parë para luftës. Kam qenë pak pasiv për një kohë, por tashmë jam rikthyer për shkak të sportit që s’mund të jetoj pa të”.

“Kam luajtur shumë përpara pingpong. E kam në shtëpi. Babai im është njëri ndër themeluesit e ligës së pingpongut në Ferizaj, kështu që bazën për këtë lojë sportive e kam në shtëpi. Është sport familjar dhe njëri prej sporteve favorite të mia. Sigurisht që është shumë i mirë edhe për shëndetin”, ka thënë Mentori.

Rokeri ferizajas ka treguar se veç ping-pongut ai është “shumë merak” edhe në basketboll si dhe në sportet dimërore.

Pergaditi: Isa Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment