Mendes lavdëron profesionalizmin e të dashurit
21.03.2014 (komentet: 0)
Eva Mendes duket se është e pushtuar nga i dashuri i saj Ryan Gosling, pasi thotë se të punojë me të ishte “përvoja më e bukur” që ajo ka pasur ndonjëherë.
Aktorja së fundi xhiroi disa skena për filmin “How to Catch a Monster”, përmes të cilit Gosling debuton si regjisor, dhe ka lavdëruar atë pasi ka krijuar një ambient të shkëlqyeshëm pune.
“Në fakt është përvoja më e bukur që ndonjëherë kam pasur duke punuar në një film”.
“Ai vërtet krijoi atmosferën më të bukur, bashkëpunuese, kreative në xhirime. E di se jam e njëanshme, por nuk mendoj se është vetëm mendimi im, ai është më i miri”, ka thënë Mendes.
/Kokaj.net/
Shto koment