Mc Kresha huazon këngën "Amsterdam?

30.03.2014 (komentet: 0)

Reperi shqiptar, Mc Kresha, i cili së fundmi ka publikuar këngën "Amsterdam", ka qenë subjekt i akuzave për ngjashmëri të projektit të tij të fundit me projekte tjera ndërkombëtare.

Mc Kresha së fundmi publikoi projektin "Amsterdam", që është kolonë zanore e filmit "AmsterdamExpress" ku rolin kryesor e luan Blerim Destani.

Kënga që ka pasur sukses të madh, ka qenë subjekt i akuzave për inspirim dhe kopjim.

Emisioni Prive në KlanKosova ka raportuar se kënga ka ngjashmëri në instrumental me këngën e Booba të titulluar "Paname".

Po ashtu sipas këtij emisioni kënga është inspiruar edhe në tekstin e refrenit nga kënga e Fat Joe ft. Wiz Khalifa dhe Teyana Taylor, "Ballin".

Mirëpo, në tekstin e refrenit "Amsterdam" ka ngjashmëri edhe me këngën "Cream" nga Wu Tang Clan, gjë të cilën e kanë bërë edhe Jay Z dhe Drake në këngën "Pound Cake" dhe Fat Joe me Wiz Khalifan në këngën "Ballin'".

"Amsterdam" është punuar në tekst nga Mc Kresha dhe në muzikë nga Strike.

/kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment