Martohet zemërthyesi i dikurshëm, Nick Carter
14.04.2014 (komentet: 0)
Djaloshi i famshëm nga grupi “Backstreet Boys”, për të cilin dikur çmendeshin vajzat nga e gjithë bota, Nick Carter, i ka dhënë fund beqarisë.
34-vjeçari është martuar me partneren, tashmë gruan e tij, Lauren Kitt.
Dasma është zhvilluar në Santa Barbara të Kalifornisë, ndërsa në ceremoni nuk ka marrë pjesë vëllai i tij i vogël që është po ashtu këngëtar, Aaron, i cili, siç është thënë, është dashur të merrte pjesë në një paradë në Washington.
Sipas tabloideve, Aaron nuk ka shkuar qëllimisht në dasmën e Nick, pasi dy vëllezërit nuk kanë raporte të mira që nga vdekja e motrës së tyre (e cila u mbidozua në vitin 2012).
/Kokaj.net/
Shto koment