Lyrical Son: Casp, reperi më i shpejtë shqiptar

11.04.2014 (komentet: 0)

Një prej reperëve më të mirë shqiptar, Lyrical Son, ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, kur gjatë një interviste ka pranuar se reperi nga Mitrovica, Casp, është reperi më i shpejt shqiptar.

Lyrical Son shfaqi paraqitje të jashtëzakonshme në një performancë 'live' në Top Channel, por edhe u prononcua në pyetjet e prezantuesve.

Përderisa tregoi se refuzoi shumë bashkëpunime me shumë femra dhe artistë të tjerë për shkaqe artistike, kur u pyet nëse ai është reperi më i shpejt shqiptar, nuk i mori këto vlera në aspekte personale.

Për Festimin (Lyrical Son), reperi mitrovicas, Casp, që nuk është aq i komercializuar, është reperi më i shpejt shqiptar.

"I di edhe katër-pesë reperë më të shpejt se sa që jam unë. Reperi më i shpejt është Kasperi (Casp'), i cili vjen nga Mitrovica", ka theksuar Lyrical Son në Top Show.

Në ndërkohë performoi edhe reperi i ri, Elinel, i cili shfaqi performancë fantastike, duke u konfirmuar si një prej talentëve më të mëdhenj në hip hopin shqiptar. 

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment