Lyrical Son, bashkëpunim me Juelz Santana

21.03.2014 (komentet: 0)

Reperi i njohur amerikan, Juelz Santana, do të jetë pjesë e një bashkëpunimi me një prej reperëve më të mirë shqiptarë, Lyrical Son.

Lajmin e konfirmoi vet reperi shqiptar në Instagram, i cili postoi një video 'drop' të reperit amerikan që paralajmëroi bashkëpunimin.

Në këngë do të jetë edhe reperi tjetër shqiptar, MC Kresha dhe kënga do të hyjë në kuadër të albumit të tij të ri, "eMCiklopedi".

Juelz Santana është një prej reperëve amerikanë me famë botërore që njihet për bashkëpunime të shumta si me Chris Brown në këngën "Back to the Crib" dhe në projektin "Everything is Good" në bashkëpunim me Wiz Khalifan.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment