Luana Vjollca, videoklipi i këngës “Askush s’do ta besojë
06.03.2014 (komentet: 0)
Emocionet kanë shpërthyer nga brendia e prezantueses Luana Vjollca. Është kënga “Askush s’do ta besojë” ajo që e ka kthyer kohën pas, kënaqësinë me të cilin Luana paraqitej në festivale në moshën e fëmijërisë.
"Askush s'do ta besojë", ky është titulli i këngës time të dytë, në fakt kjo është këngë e shpirtit tim! Kënga "Tërbohu" ishte ekperiment, ishte "qejf", është pikërisht kjo këngë e dytë që më ngjalli sërish emocionet e para teksa këndoja në festivale fëmijësh. Ky është një hap i vogël por është shumë ndjesi e bukur kur realizon gjithçka për atë pasionin e madh që fshihet brenda teje. Është bërë një punë shumë e madhe dhe jam e lumtur që bashkëpunova me profesionistë. Faleminderit nga zemra që realizuat e shndërruat në vepra çdo ide në kokën time e çdo dëshirë në zemrën time!
/I.Ajeti
Shto koment