Lil Wayne: Jam më i pjekur për albumin e ri

19.03.2014 (komentet: 0)

Reperi amerikan, Lil Wayne, ka deklaruar se ai është më i pjekur dhe më i mençur për albumin e ri që do ta publikojë shumë shpejt.

“Tha Carter V” titullohet albumi i ri që do ta publikojë Weezy dhe shumë herë ka thënë se ky do të jetë projekti i tij i fundit që do ta pensionojë nga hip hop muzika.

Tani i pyetur nga MTV se sa ësht ëi përgatitur për albumin e ri, krijuesi i shumë hiteve shprehet i gatshëm për goditjen e radhës.

“Është më ndryshe, sepse tani jam më i pjekur dhe më i mençur, e po ashtu njoh më shumë gjëra, di më shumë gjëra për veten”, ka theksuar reperi.

Ai shtoi se kësaj radhe i ka më shumë gjërat ai vet në dorë dhe po provon që të jetë sa më i kujdesshëm në atë që thotë nëpër këngë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment