Leonora Jakupi me këngë të re

04.04.2014 (komentet: 0)

Ka kohë që nuk ka ardhur në publik me ndonjë këngë të re. Por duket se po i rikthehet punës në muzikë. Kohë më parë këngëtarja Leonora Jakupi për Tribuna ka bërë të ditur se është në përgatitje të një kënge të re, baladë, ndërsa tani si duket ka ardhur koha e publikimit të kësaj kënge.

Të shtunën ajo do të bëjë publikimin e këngës së re të cilën e ka të plotësuar edhe me videoklip, ndërsa sipas burimeve tona, njëra ndër emrat më të njohur të skenës sonë do të vijë shumë shpejt edhe me një bashkëpunim me këngëtarin Korab Shaqiri.

Ndryshe Kënga titullohet “Vajza e Kojshisë” ndërsa këtij rikthimi më së shumti i gëzohen fansat e këngëtares, të cilët tani kanë mundësinë ta dëgjojnë këngën më të re nga e pëlqyera e tyre.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment