Leonardo Di Caprio blen shtëpi 5.2 mil. dollarë

01.03.2014 (komentet: 0)

Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio, raportohet të ketë blerë një villë të re në Palm Springs të Kalifornisë për 5.2 milionë dollarë.

Leonardo Di Caprio blen shtëpi 5.2 mil. dollarë

Aktori amerikan, Leonardo Di Caprio, raportohet të ketë blerë një villë të re në Palm Springs të Kalifornisë për 5.2 milionë dollarë.

 

Ylli i “The Wolf of Wall Street”, i cili së fundmi ka deklaruar se do të pushojë një vit nga aktrimi, ka shpenzuar shumën e madhe të parave për pronën prej 1.34 ari në Palm Springs të Kalifornisë.

 

Shtëpia luksoze që dikur ishte në pronësi të Dinah Shore, vjen e kompletuar me gjashtë dhoma fjetje dhe shtatë banjo.

Villa prej 7000 metrash katrorë po ashtu vjen edhe me një pishinë dhe fushë të tenisit.

Shtëpia ishte dizajnuar nga Donalx Wexler dhe ishte ndërtuar në vitin 1965 edhe pse është rinovuar plotësisht dhe ende bart arkitekturën e gjysmëshekullit të kaluar. 

Pergaditi: I.Ajeti

Kthehu mbrapa

Shto koment