Labi falënderon UÇK-në që këndon shqip

24.03.2014 (komentet: 0)

Ylli i muzikës shqiptare, Labinot Tahiri, ka vazhduar me koncertet e tij të shumta këtë vit me një performancë në Diamonds Club në Ferizaj, dhe pikërisht këtu ai ka bërë një falënderim e përkujtim shumë të veçantë.

Labi performoi në Diamonds Club në Ferizaj para publikut të tij vendas, ku të pranishëm ishin mijëra adhurues të muzikës së tij. Telegrafi, që është partner i Diamonds Club, ka qëndruar në Ferizaj, ku Labi performoi para mijëra të rinjve e të rejave në një mbrëmje të mrekullueshme.

Në një moment gjatë performancës së tij Labi e tërhoqi vëmendjen e publikut, që pasi heshti nga kurreshtja, u hodh në ovazione për këngëtarin shqiptar.

"Nuk dua të falënderoj as publikun, as askënd nëse kam mundësi të këndoj sonte (e shtunë) këtu para jush. Dua të falënderoj vetëm Zotin që ma ka dhënë dhuntinë dhe talentin, e që më solli këtu para jush".

"Por, që këndoj shqip, nuk jam falënderues askujt tjetër pos Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) që falë sakrificës dhe lavdisë, gjakut të derdhur, sot qëndroj këtu para jush dhe kam mundësinë të këndoj shqip. Po dëgjojmë për tribunale të ndryshme që do të hapen ndaj veteranëve të UÇK-së. Sikurse ata që qëndruan prapa nesh në kohërat më të vështira, dhe na mundësuan që sonte të festojmë, le të qëndrojmë ne të gjithë tani prapa tyre dhe t'i përkrahim deri në fund", ka thënë Labi në një pjesë të performancës së tij, teksa publiku shpërtheu në ovazione.

Labi në këtë mbrëmje publikisht gjatë peformancës përgëzoi stafin e Telegrafit për punën e madhe që sipas tij është duke bërë.

Ishte ky një prej koncerteve të shumta këtë vit të Labit, teksa nuk do të jetë as më ndryshe për stinën e verës, ku këngëtari nga Ferizaji mbetet një prej më të kërkuarve.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment