Kylie në turne evropian

17.03.2014 (komentet: 0)

Kylie Minogue ka zbuluar datat e turneut të ri evropian gjatë të cilit do të promovojë albumin e saj më të ri, që lëshohet sot, “Kiss Me Once”.

Këngëtarja 45-vjeçare do të performojë në 31 koncerte të cilat do të fillojnë në Britani nga muaji shtator dhe do të kalojnë nëpër 15 vende.

Kylie do të performojë 12 koncerte në Britaninë e Madhe, me dy prej tyre në O2 të Londrës.

“Më pëlqen të performooj në Britaninë e Madhe dhe mezi pres të ngjitem në skenë para një publiku aq të dashur”.

“Të kem mundësi të afrohem dhe të bëhem më personale me tifozët e mi është e pa çmim – mezi pres të ndaj muzikën nga albumi im i ri – dhe një natë argëtuese me fansat!”, ka thënë Kylie.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment