Kompania E Rregullt Që Jep ‘viza-Pune’ Për Artistët Në Diasporë

09.04.2014 (komentet: 0)

Ka disa kohë që po dëgjojmë që disa artistë shqiptarë të cilët po shkojnë për të kënduar në Diasporë e kontretisht në Zvicër janë duke u pezulluar, arsyeja është e thjesht pasi nuk kanë ‘leje pune’.

. Vetëm pak javë më parë një lajm që ne e sollëm ishte ai i këngëtarit Gena, i cili u pezullua të shkonte nga ana e Zvicrës për të udhëtuar në një tjetër vend fqinj e për të kënduar, por lajmi tjetër vjen vetëm pak ditë më pas se ai tashmë këtë pezullim e ka rregulluar, apo disa njerëz që i dinë rregullat dhe kanë licensa dhe punojnë drejt e kanë rregulluar. Ne e marrim vesh se ka qenë pikërisht firma ‘ASS Künstlervermittlungen & Canaj Artistmanagement’ ajo që e ka zgjidhur këtë problem dhe për të sqaruar dhe për të ndihmuar të tjerë këngëtarë dhe njerëz të artit që të mos kenë probleme mësojmë nga Jeton dhe Shkelzen Canaj më shumë. Ata na tregojnë se për të mos pasur probleme artistët shqiptarë duhet të kenë vize pune dhe atëhëre janë të sigurt dhe paguajnë taksa për shtetin, e këto viza dhe lejeqendrime i ka kompania e tyre, dhe nga shqiptarët janë të parët dhe të vetmit që kanë një firmë të tillë të licensuar, në mbrotje të artistëve. Më tej kuptojmë nga Shkelzeni dhe Jetoni të cilët janë me origjinë nga Kosova, se deri më tash vizën e tyre të rregullt e kanë pasur këta artistë si: Sabri Fejzullahu, Labinot Tahiri, Sinan Hoxha, Seldi Qalliu, e tani e kanë edhe Adrian Gaxha, Ymer Bajrami, Linda Hakaj, Muharrem Ahmeti, Xhezair Elezi, Naim Abazi, Mihrie Braha, Hekuran Krasniqi e disa të tjerë. Ndërsa për të gjithë artistët që duan këtë siguri të nevojshmë e që të levizin pa merakun më të vogël në Diasporë kjo kompani ofron konratë për 1 vjet, e viza për punë është vetëm për Zvicër e për lej qëndrim nga ana e tyre për tërë evropën jepet për një vjet. Kjo ishte pak a shumë një sqarim dhe një hapje sysh sidomos për artistët të cilët kohët e fundit kanë pasur shumë probleme, e për të mos pasur duhet tu drejtohen ‘ASS Künstlervermittlungen & Canaj Artistmanagement’, e për të kontaktuar me ta në rrjetin social FB i gjeni me këto adresa Shkelzen Canaj dhe Canaj Jeton.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment