Klepto së shpejti videoklip me NRG Band
23.02.2014 (komentet: 0)
Reperi shqiptar, Klepto, do të publikojë së shpejti bashkëpunimin e tij të ri me NRG Band.
Grupi i njohur shqiptar rikthehet kështu në një projekt të ri bashkë me reperin e hitit “Klepto in this Bitch”.
Videoklipin është duke e punuar ThinkCreative, kurse për muzikën do të përkujdesen Kico n’Torch.
Ky projekt shënon vazhdën e shumë bashkëpunimeve në vitin 2014, që duket se është trendi i ri që po e ndjekin artistët shqiptarë për të pasur sukses.
Përgaditi : Engjell Smerqaku
Shto koment