Kim të fitojë një milion në vit nga martesa me West

08.03.2014 (komentet: 0)

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë nënshkruar kontratën martesore, e cila ia ka garantuar një fitim bukuroshes prej një milion dollarë në vit deri sa të bëhen 10 milionë dollarë.

 

Çifti ka nënshkruar një marrëveshje para martesore para martesës së tyre që do të ndodhë gjatë pranverës.

Kanye është shfaqur shumë zemërgjerë në kontratën e martesës së tij, duke lënë shumë prej pasurisë së tij në dorë të yllit televiziv.

“I gjithë procesi për të nënshkruar kontratën para martesore ka qenë shumë i lehtë, pa dramë”.

“Kanye as që e mendoi këtë gjë si të nevojshme, pasi deshi t’ia dhurojë një “çek të bardhë” Kimit që të ketë qasje në gjithë pasurinë e tij. Po, ai e do Kimin aq shumë”, ka thënë një burimi për RadarOnline.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment