Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora nr. 1 në Angli

22.02.2012 (komentet: 0)

Këngëtarja nga Prishtina, Rita Ora dhe producenti DJ Fresh po kryesojnë toplistën në Britani të Madhe. Ata kanë marrë edhe një çmim për numrin 1 në toplistën zyrtare në Britani me këngën e tyre drum n’ bass , Hot Right Now.

“Jemi shumë të lumtur, faleminderit dhe është një nder i madh ta fitojmë këtë çmim”, ka thënë Rita pas pranimit të çmimit. Këngëtarja kosovare ka treguar se edhe shefit të saj Jay-z i ka pëlqyer kënga kur e ka dëgjuar edhe pse është shumë vështirë që ai të impresionohet.

Kthehu mbrapa

Shto koment