Këngë me çifteli, Lorik Cana zemra e shqipes (Video)

16.10.2014 (komentet: 0)

 

Futbollistëve të kombëtares shqiptare tashmë po iu këndojnë edhe rapsodët.

Tre rapsodë u kanë kushtuar një këngë luanëve shqiptarë, të cilët mbrojtën flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit, nga përdhosja e futbollistëve serbë.

Në këngën e titulluar “Lorik Cana zemra shqipes” u këndohet përveç kapitenit Cana, edhe aktit heroik të Taulant Xhakës dhe Andit Lilës, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se një fluturake kishte sjell midis stadiumit të Partizanit të Serbgisë një flamur të “Shqipërisë Etnike”, e cila kishte irrituar tifozët serbë, gjë që solli edhe rrahjen e lojtarëve shqiptarë nga ana e huliganëve e serbë. 

Kthehu mbrapa

Shto koment