Kënga e re e Justin Bieber, dedikim për Selena Gomezin

20.03.2014 (komentet: 0)

Balada e re e Justin Bieber është për Selena Gomezin dhe është një prej shumë këngëve që ai i ka krijuar në kujtim të ish të dashurës

 20 vjeçari ka postuar një pjesë të këngës “Life Is Worth Living Again” në llogarinë e tij në Instagram dhe thuhet se është një prej këngëve që Bieber ia ka kushtuar Selenas.

“o, ajo këngë është për Selenan dhe nuk është e vetmja që ai e ka krijuar për të”.

“Ai ka shkruar një grumbull këngësh për të, ajo është inspirimi i tij më i madh”, theksoi një burim.

Justin Bieber ka qenë dy vjet në lidhje me këngëtaren dhe aktoren e re, teksa është besuar së fundmi se ata mund të jenë bashkuar, por vetëm për një pushim asgjë më shumë.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment