Kënga e MC Kreshës, temë muzikore e filmit “Amsterdam Express”

05.03.2014 (komentet: 0)

MC Kresha së shpejti do të publikojë videoklipin më të ri të këngës që mban titullin “Amsterdam”.

 

Reperi ia ka besuar videon produksionit PinkMoon Creative.

Kënga “Amsterdam” thuhet të jetë temë muzikore (kolona zanore) e filmit me regji të Fatmir Koçit, “Amsterdam Express”.

James Biberi, Blerim Destani, Natasha Goulden e Olta Gixhari – janë disa nga aktorët që luajnë në këtë film.

Kënga është pjesë e albumit të Mc Kreshës, ndërsa tekstin e ka shkruar në bazë të njërit prej roleve të protagonistëve të filmit.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment