Kaos, para verës me klip të ri

16.03.2014 (komentet: 0)

Hip hop grupi i njohur shqiptar, Kaos, duket se po shijojnë momentin e tyre, që pa dyshim është më i miri në karrierë të tyre.

Lumi B dhe Vig Poppa janë duke shijur aktualisht suksesin e bashkëpunimit “Disco Disco” me Elvana Gjatën, i cili është shndërruar në hit nacional.

Ata së fundmi kanë mbajtur edhe një performancë të madhe në Mumja Club në Tiranë, sukses ky i cili duket se nuk po i ndalë reperët e Kaos.

“Momentalisht Kaos nuk po e shohin të arsyeshme që të publikojnë ndonjë projekt, por ata para verës do të lansojnë një këngë të re me videoklip që me siguri do ta punojë Flori”.

Mbetet të shihet çfarë do të sjellë hip hop grupi, që kohëve të fundit ka përqëdruar punët me produksionin ThreeDots të Flori Mumajesit. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment