Kaos, imazh i fushatës “hej!” të IPKO-s

01.05.2014 (komentet: 0)

Hip hop grupi nga Prishtina, Kaos, do të jetë pjesë e fushatës së re reklamuese “hej!” nga IPKO.

Krijuesit e hitit “Gëzuar Përhajr” po vazhdojnë të radhisin sukseset e tyre të mëdha dhe në vazhdën e hiteve, ata duket se kanë siguruar një fushatë shumë të rëndësishme reklamuese.

Sipas informacioneve të sigurta që ka , Kaos kanë filluar xhirimet e videos së një prej reklamave të fushatës në fjalë siç shihet edhe nga foto më lart.

Kjo video reklamuese do të përfundojë së shpejti xhirimet do të shfaqet në televizionet tona.

Po ashtu, posedon informacione të sigurta se Kaos janë duke punuar në projektin e tyre të ri muzikor, i cili do të publikohet gjatë pranverës.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment