Kanye dëshiron të punojë me James Blake

24.02.2014 (komentet: 0)

Reperi amerikan, Kanye West, ka kontaktuar kantautorin britanik, James Blake, për të diskutuar planet e tij për bashkëpunim.

]Ylli i shumëkërkuar i muzikës elektronike ka zbuluar se ai është kontaktuar nga Kanye në javët e fundit, por se ai dëshiron të punojë me të në studio dhe jo t’i shkëmbejë punët në internet me të.

“Unë kam kontaktuar me të. Unë dua që të punoj sy më sy dhe të jetë sa më personale”.

“Unë mendoj kështu sepse Kanye është producent aq i avansuar dhe nëse vërtet duhet të bëjmë diçka, preferoj që të jetë së ashku dhe vetëm së bashku (në të njëjtin vend), kuptoni?”, u shpreh Blake.

Përgaditi : Engjell Smerqaku

Kthehu mbrapa

Shto koment