Justin dhe Selena po ribashkohen?

11.03.2014 (komentet: 0)

Justin Bieber dhe Selena Gomez raportohet se e kanë rikthyer romancën e tyre.

 

Sipas HollywoodLife, dyshja e kanë ringjallur lidhjen e tyre të dashurisë dhe të gjithë intimitetin që vjen me të.

Megjithatë, mikesha më e mirë e Selena, Taylor Swift, nuk është e kënaqur për ribashkimin – ajo dëshiron aktorja ta shkelmojë Bieberin ose do ta humbë atë si shoqe.

“Ajo është vërtet e vetëdijshme se ata po dalin së bashku dhe urren ngjarjen e fundit me Selena dhe Justin”.

“Ajo e sheh Justin si një prej më të këqijve që ndonjëherë ka takuar. Ajo e urren atë dhe urren që ai ka kontroll ndaj Selenas”.

“Ajo është përpjekur sërish dhe sërish t’i tregojë Selenas se ai është i tmerrshëm për të dhe ajo nuk e dëgjon. Andaj ajo do t’i japë ultimatum Selenas deri në fund të vikendit – miqësinë ose Justinin!”, ka thënë burimi. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment