Justin dhe Selena, e kanë “seriozisht”

31.03.2014 (komentet: 0)

Justin Bieber i ka dhuruar një unazë të çmueshme të dashurës së tij të rikthyer, Selena Gomez, për të dëshmuar seriozitetin e tij në lidhje.

Krijuesi i hitit “Baby” dhe bukuroshja brune, të cilët kanë qenë në lidhje jo-stabile që nga viti 2010, besohet se kanë ringjallur romancën e tyre.

Madje ai i ka dhuruar asaj një copë të veçantë argjendarie, të cilën ajo e ka mbajtur që nga ribashkimi i tyre më herët gjatë muajit.

“Unaza ishte dhuratë nga Justin, nuk është unazë fejese, por ata janë rikthyer dhe lidhja e tyre është serioze”, ka thënë burimi për HollywoodLife.com.

/Kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment