John legend kerkon duet me adelen

15.03.2014 (komentet: 0)

Superylli amerikan, John Legend, ka kontaktuar këngëtaren britanike, Adele, për të ofruar shërbimet e tij për një duet në albumin e saj të ri.

Krijuesja e hitit “Rolling in the Deep” spekulohet se është duke punuar në albumin e ri, të tretin e saj, teksa Legend pranon se dëshiron të jetë pjesë e projektit.

Legend pranon të ketë kontaktuar Adelen dhe shpreson që ajo të pranojë të punojë me të.

“Unë i kam dërguar një mesazh Adeles se mendoj se duhet që të punojmë bashkë. Mendoj se do të ndodhë – thjesht çështje kohe”, ka thënë Legend. 

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment