John Legend frikësohet për martesën, nuk bën më balada

14.03.2014 (komentet: 0)

Këngëtari i madh amerikan, John Legend, thotë se ai është duke iu shmangur këngëve pikëlluese për shkak se frikësohet që spekulimet për një ndarje do të shqetësojnë gruan e tij, Chrissy Teigen.

Ylli i muzikës ‘soul’ është martuar me brunetën në Itali vitin e kaluar dhe ata ka 10 vjet që janë së bashku, por Legend brengoset se fansat do të krijojnë ide të gabuara për lidhjen e tij me bashkëshorten.

“Nëse unë shkruaj për lidhjet e kaluara që kanë dështuar, atëhrë njerëzit do të mendojnë se martesa ime është duke shkuar keq”.

“Të gjithë janë aq të fokusuar në lidhjen time me bashkëshorten, sa që po frikësohem se njerëzit do të krijojnë ide të ndryshme nëse bëj një album me balada. Kam shkruajtur aq shumë për këto gjëra dhe s’dua që të shqetësoj bashkëshorten time”, ka thënë Legend për Daily Star.

/I.Ajeti/

Kthehu mbrapa

Shto koment